English

Vrasja makabre e 32-vjeçarit në Levan, kapet një nga 3 të dyshuarit

Fier, 26 Dhjetor NOA - Policia e Fierit tha sonte se ka arritur të vërë në pranga një person të dyshuar si autor të vrasjes së Leonard Hazizajt i cili u gjet më herët i vrarë në tunelet e ish-repartit të tankeve në Levan të Fierit, kurse janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë që mendohet të jenë bashkëpunëtorë.

Korrespondenti i agjencisë NOA citon burime policore lokale që konfirmojnë arrestimin mbrëmjen e së shtunës të 19-vjeçarit nga Fieri, Miço Osmani.

Ndërkohë, policia tha se ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e 32-vjeçarit fierak, emigrant në Greqi.

Lexoni më shumë mbi argumentin: Identifikohet i vrari në Levan, shkonte me një tortë urimi tek e fejuara

KOMENTE