English

Aeroportet në SHBA, Kanada dhe Evropë shpallin masa të reja sigurie

Tiranë, 27 Dhjetor NOA - Kompanitë ajrore dhe aeroportet në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Evropë dhe gjetkë në botë kanë shtuar masat e sigurisë pas përpjekjes së dështuar për ta hedhur në erë aeroplanin amerikan në qytetin e Detroitit, i cili kishte mbërritur nga Amsterdami. Zyrtarët thanë se tashmë mund të shihen radhë më të gjata pritjeje pasi personeli i sigurisë mund të bëjë kontrolle më rigoroze të udhëtarëve.

Gjithashtu bëhet e ditur se mund të ketë kufizime tjera edhe gjatë fluturimit, si p.sh. mos lëshimi i ulëses në dy orët e fundit të fluturimit, si dhe kufizime për sendet që pasagjerët i marrin me vete në aeroplan, citon RFE, burime zyrtare.

KOMENTE