English

Elbasan, policia bllokon 5 kg heroinë, në pranga dy persona

Elbasan, 27 dhjetor NOA - Policia e Elbasanit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme heroinë ndërsa çoi në qeli dy poseduesit e saj.

Klevis Baxho, 31-vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar me parë për vjedhje dhe Arjan Petova, 42-vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Elbasan, i dënuar më parë për plagosje të rëndë u arrestuan dje në kuadër të operacionit "Dhurata" pasi  përgjatë Unazës së qytetit të Elbasanit u kapën në flagrancë në mjetin me targë të huaj BA433LL me 2 kilogram e 78 gram lëndë narkotike të dyshuar heroinë.

Gjatë kontrollit të banesës së 31-vjeçarit Klevis Baxho u gjetën dhe u sekuestruan 2 kilogram e 27.6 gram pluhur ngjyrë e kuqërremtë e dyshuar për lëndë narkotike heroinë, një pistoletë me 8 fishekë, si dhe 130 mijë lekë të reja. Ndërkohë që në banesën e të arrestuarit tjetër Arjan Petova u gjetën dhe u sekuestruan edhe 12 mijë e 950 euro. Materialet në ngarkim të shtetasve Klevis Baxho dhe Arjan Petova iu kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda për veprën penale "trafikimit të lëndëve narkotike".

k.k/NOA

KOMENTE