English

Forcat e Armatosura vendosen në gatishmëri për shkak të reshjeve në veri

Tiranë, 27 Dhjetor NOA - Prurjet nga reshjet e mëdha të shiut të ditës së fundit po krijojnë një situatë emergjence në disa komuna në qarkun e Shkodrës. Për shkak të kësaj situate, me urdhër të kryeministrit, Sali Berisha, Ministria e Mbrojtjes tha sonte se ka marrë të gjitha masat për të vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e Forcave të Armatosura.

Ushtria mësohet se është vënë në gjendje gatishmërie dhe ka vënë në dispozicion të autoriteteve të Ministrisë së Brendshme të gjitha mjetet për të ndihmuar popullsinë civile dhe për të kryer evakuimin e banorëve në rast nevoje. Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm po ndjekin emergjencën, - tha sonte, zyra e shtypit të dikasterit të Mbrojtjes.

e.r/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Moti, Kryeministri thotë se është i shqetësuar për situatën në kaskadat e lumenjve

Parashikimi i motit për të Hënën, ofruar nga NOA dhe MeteoAlb

Shkodër, zhduket peshkatari, dyshohet se është mbytur në lumin Buna

Lezhë, e zë epilepsia, mbytet në kanalin me ujë 12-vjeçari

Tragjedi në një familje, mbyten në gropën me ujë motër e vëlla

KOMENTE