English

Gjelbërohet Liqeni, Rama: Në 2011, Tirana model i pastërtisë

Tiranë, 27 dhjetor NOA - Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin për gjelbërimin e kryeqytetit, këtë herë me mbjelljen e pemëve tek liqeni Artificial.

Ka qenë vetë kryebashkiaku Edi Rama i cili ka ndjekur nga afër aksionin për mbjelljen e 450 rrënjë këmbull.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se do të mbajë premtimin që i ka dhënë qytetarëve se deri në vitin 2011 Tirana do të bëhet model i pastërtisë.

"Procesi i gjelbërimit të Parkut të madh të Liqenit do të sjellë një transformim të hapësirës përreth, duke bërë që Parku i liqenit të bëhet një mushkëri e gjelbër dhe tërësisht e ripërtërirë e kryeqytetit si dhe një model i ekuilibrit të qytetit me natyrën dhe një hapësirë ku qytetarët e të gjitha moshave, familjarët, më të moshuarit, fëmijët të kenë vendin e tyre, të kenë mundësi të shpenzojnë në mënyrë të shkëlqyer kohën", u shpreh Rama.

Sipas tij, rehabilitimi i parkut të madh, përveçse një projekt mjedisor, përfshin ndër të tjera dhe rindërtimin e rrugëve të brendshme, rikompozimin e ndriçimit publik, ripropozimin e të gjithë pasqyrës ujore, si dhe një seri projektesh që propozojnë një metodologji e qasje të integruar dhe të re, duke pasur në vëmendje e aspekte të tilla si respektim të traditës, kulturës lokale, përmirësimin e cilësisë së ambientit, për një qytet të shëndetshëm, për një ajër më të pastër, për një mjedis më të ekuilibruar, pra për një hapësirë dhe një park të standardeve evropiane.

Rama theksoi se gjatë vitit 2009 u mbollën 5000 mijë rrënjë dhe po ashtu do të mbillen dhe gjatë vitit 2010. Kjo shifër do të rritet nga viti në vit deri sa të mbyllet projekti për gjelbërimin e Tiranës.

b.m/NOA

KOMENTE