Selanik, 27 dhjetor NOA - Një i ri shqiptar është masakruar në Selanik të Greqisë nga bashkëkombësit e tij.
Masakra ka ndodhu mbrëmë në një disko kur 23-vjeçari shqiptar i cili ishte roje në këtë disko është ekzekutuar me thikë nga katër shqiptarë të tjerë.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të identifikuar dhe kapur autorët.
Sipas medive greke, 23-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia ka nisur hetimet për të kapur autorët e vrasjes.
Â