English

Humb jetën Yves Rocher, biznesmeni i famshëm i kozmetikës josintetike

Paris, 27 Dhjetor NOA - Sipërmarrësi francez i kozmetikës Yves Rocher ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare, pasi 50 vjet më parë kishte themeluar koncernin kozmetik me të njëjtin emër, ndër më të famshmit në botë.

Kompania që ai la, aktualisht ka më shumë se 15 mijë punonjës dhe është e përfaqësuar në rreth 30 vende në të gjithë botën.

Kjo kompani e të ndjerit Yves Rocher ka një buxhet prej rreth 2 miliardë eurosh, duke u renditur në vendin e 18-të në rang botëror.

Suksesi i sipërmarrësit të njohur konsistoi në idenë që ai mbështeti fort, "bukuria përmes rrënjëve", pa produkte sintetike.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy e vlerësoi atë si një industrialist të madh francez.

KOMENTE