Teheran, 27 dhjetor NOA - Opozita në Iran ka deklaruar sot se forcat qeveritare u përleshën me demonstruesit që u mblodhën në Teheran gjatë një feste të myslimanëve shiit.
Partitë iranianë të opozitës kishin bërë thirrje për të protestuar në mbarë vendin për të shënuar Ashurën, një prej ditëve më të rëndësishme në kalendarin fetar të shiitëve myslimanë.
Dëshmitarët thanë se demonstruesit u rrahën dhe arrestuan dhe se policia theu xhamat e makinave.
Opozita thotë se mijëra mbështetës të tyre janë ende nëpër rrugë.
Ata pretendojnë se i kanë zmbrapsur forcat policore në disa zona dhe se i kanë vënë zjarrin një makine dhe një motoçiklete të policisë.
Njoftohet se të paktën katër protestues janë vrarë, mes tyre dhe nipi i njërit prej udhëheqësve të opozitës, Mir. Hussein Musaëi.
Â