Uzbekistan, 27 Dhjetor NOA - Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo po bëhet gjithnjë e më shumë një qendër vëmendjeje, si në fushën e futbollit ashtu dhe jashtë saj. Tashmë ai ndodhet në Uzbekistan ku do të zhvillojë një eveniment promocional.
Por këtë herë ndryshe nga të tjerat në qendër të vëmendjes do të jetë një djalë 12 vjeçar i cili për rreth 1 minutë kohë do të ketë mundësi të bëjë manovra me topin, duke mbajtur në këmbë së bashku me yllin e skuadrës së Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.
Me sa duket djali ka një talent të veçantë në këtë gjë dhe palexhoja e tij përkrah Ronaldos duket se ka shumë vlerë për 12 vjeçarin.
Një sfidë kjo midis të dyve që duhet parë se si do të shkojë vetëm në fushën e lojës.
r.b/NOA