English

Legaliteti kremton triumfin e vitit 1924, kreu Spahiu flet për planet e 2010

Tiranë, 27 dhjetor NOA - Me rastin e 85 vjetorit të "Triumfit të Legalitetit" të 24 dhjetorit 1924, u mblodh në Tiranë Këshilli Kombëtar i PLL që ka dalë nga Kongresi i XVII i datës 21 nëntor 2009. Këshilli Kombëtar i PLL zgjodhi Kryetarin e tij Nebi Ganellari si dhe Kryesinë dhe funksionet përkatëse të Partisë "Lëvizja e Legalitetit" si më poshtë:

Artan Tujani, Sekretar i Përgjithshëm

Murat Busha, Zëvendës-Kryetar

Sulejman Gjana, Zëvendës-Kryetar

Besnik Murati, Zëvendës-Kryetar

Ergjent Bufazi, Sekretar Organizativ

Gazmend Lita, Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë

Shpëtim Axhami, Sekretar Politik

Sipas Statutit të PLL në Kryesinë e kësaj partie kooptohen edhe Kryetari i Senatit të Veteranëve z. Skënder Zogu, Kryetarja e Forumit të Gruas Zhaneta Ndregjoni si dhe Kryetari Forumit Rinor.

Kryetari Spahiu dhe Kryesia e re e Partisë "Lëvizja e Legalitetit" dolën në një konferencë shtypi ku Spahiu bëri edhe prezantimet e rastit.

Gjatë kësaj konference për shtyp Spahiu bëri një bilanc të këtij viti dhe tha se: "Gjatë 2009-ës Shqipëria ka pasur një bilanc pozitiv në të gjitha fushat dhe sidomos në rritjen ekonomike, në procesin e integrimit të saj në BE, kalimin me sukses të testit për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit etj".

Në emër të PLL Spahiu i bëri thirrje opozitës që me fillimin e vitin 2010 ajo të futet në Parlament dhe të kontribuojë për realizimin sa më të shpejtë të objektivit madhor për vitin 2010 që është heqja e vizave dhe lëvizja e lirë e shqiptarëve në Evropë."

Gjithashtu Spahiu uroi shqiptarët kudo që ndodhen për një vit të ri të mbarë dhe të lumtur.

e.r/NOA

KOMENTE