Lezhë, 27 dhjetor NOA - Një 12-vjeçar është gjetur i vdekur në një kanal me ujë, pranë banesës së tij.
Ngjarja ndodhi sot në fshatin Tale të Lezhës kur 12-vjeçari me iniciale M.Ll, ka rënë në kanal ku dhe gjeti vdekjen.
Kalimtarë të rastit konstatuan trupin e të miturit dhe bënë të mundur nxjerrjen e tij nga kanali.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.
Burime nga policia thanë se i mituri vuante nga epilepsia.
Pak para ngjarjes ai ishte nisur për në dyqan por dyshohet se rrugës e ka zënë sëmundja dhe ka rënë në kanal.
k.k/NOA