Orikum, 27 dhjetor NOA - Banorët e Orikumit zhvilluan një protestë për të kundërshtuar zbatimin e ligjit të ri për tokën, i cili u miratua në Kuvend.
Banorët shprehen se qeveria duhet të bisedonte me ta për të zgjidhur këtë problem por nuk kanë tentuar megjithëse banorët janë në grevë prej një viti.
Ata kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë aplikimin e këtij ligji nëse ai dekretohet duke kërcënuar me përshkallëzim të protestave.
Ky ligj është kundërshtuar edhe nga opozita.
k.k/NOA