English

Racizëm në Venecia, sulmohen dy djem vetëm pse janë shqiptarë

Venecia, 27 Dhjetor NOA - Fakti që janë shqiptarë dhe kanë ardhur në Itali për një grup të rinjsh italianë, është konsideruar si "zënie fryme", ndaj ata i kanë sulmuar duke përdorur ndaj dy emigrantëve, furi sharjesh deri përdorim dhune fizike. Korrespondentja e agjencisë NOA, informon se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Venecia në një restorant ku si kamerierë ishin dy djem me origjinë shqiptare. Sikundër konfirmon dhe policia lokale, dy djemtë, u sulmuan nga një grup militant me qëllime raciste.

Denoncimi u bë nga shqiptarët pasi ata u sulmuan me dhunë dhe u fyen rëndë nga ky grup racist që përbëhej nga rreth nëntë veta.

Në lokalin ku punonin dy djemtë fillimisht u afrua një djalë rreth të tridhjetave i cili nga pamja e jashtme dukej si i pirë dhe filloi të godiste xhamin e këtij restoranti.

Një nga djemtë shqiptarë u afrua dhe u përpoq që të largonte të riun, por ky i fundit reagoi dhunshëm duke ofenduar dhe goditur atë.

Menjëherë pas kësaj u afrua dhe grupi militant racist me të cilin ishte dhe 30-vjeçari ku së bashku kanë filluar të fyejnë dy shqiptarët dhe t'i godisnin duke i shkaktuar dy djemve plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë, siç pohoi policia, vetëm me arsyen se ishin shqiptarë.

Më pas nëntë racistët janë larguar nga vendi i ngjarjes duke vrapuar e vazhduar protestën e tyre me pankarta nëpër duar.

Pikërisht ky është dhe një rast tjetër racizmi ku është ngritur tashmë padi për atë grup militant nga dy djemtë me origjinë shqiptare.

r.b/NOA

Â

KOMENTE