English

Reshjet rrezikojnë Drinin, Berisha: Qeveria ka marrë masa, do ndërhyhet me shkarkime

Tiranë, 27 dhjetor NOA - Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit rrezikojnë daljen e lumit Drin nga shtrati.

Prurjet e ujërave kanë mbushur kaskadën e lumit Drin.

Qeveria ka marrë masa për të evituar daljen nga shtrati të lumit duke urdhëruar shkarkime.

Kështu kryeministri Berisha njoftoi se shkarkimet do të bëhen në Ulëz dhe Vau i Dejës, ndërsa garantoi se qeveria ka marrë të gjitha masat për të shmangur përmbytjet në zonat pranë shtratit të lumit.

 k.k/NOA

KOMENTE