Shkodër 27 dhjetor NOA - Një peshkatar rezulton i zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme dhe dyshohet se është mbytur në lumin Buna.
Enver Zeneli 48-vjeç kishte dalë dje për peshkim në lumin Buna por nuk është kthyer më në banesë.
Familjarët e peshkatarit kanë denoncuar në polici zhdukjen e tij.
Forca të shumta policie dhe pesë polumbarë kanë nisur kërkimet për gjetjen e peshkatarit i cili dyshohet se mund të jetë mbytur.
Deri më tani nga kërkimet ende nuk është bërë e mundur gjetja e peshkatarit.
k.k/NOA