Amerikë, 27 dhjetor NOA - Tentativa e sulmit ndaj "Delta Airlines" nuk mund të jetë një komplot terrorist.
Në këtë përfundim kanë dala pas hetimeve të para autoritetet e Sigurisë së Brendshme amerikane të cilët nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme për ta quajtur atentatin si akt terrorist.
"Nuk kemi elementet e nevojshme që të mendojmë se atentati i fluturimit të Delta-s të jetë pjese e një komploti terrorist më të zgjeruar", deklaroi për mediat amerikane, Sekretarja e Sigurisë së Brendshme të SHBA-se, Janet Napolitano.