Shijak, 27 dhjetor NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shijak ku vëlla e motër janë mbytur në një gropë me ujë.
Dy të miturit 4 dhe 6-vjeç janë gjetur nga disa kalimtarë të rastit në gropën me ujë.
Fëmijët janë nxjerrë menjëherë nga uji por ka qenë e kotë ndërhyrja për t'i shpëtuar jetën pasi ata kishin gjetur vdekjen.
Forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Ende nuk është e qartë sesi kanë rënë në gropën me ujë dy të miturit, ndërsa policia deklaroi se gropa me ujë gjendjej pranë banesës së tyre dhe se hetimet po vazhdojnë.
k.k/NOA