English

Catania hidhet në sulm për të "përlarë" Bogdanin

Itali, 28 Dhjetor NOA - Ekipi i tekniku Sinisa Mihajloviç është hedhur në sulm për marrjen e një sulmuesi të cilin trajneri e ka kërkuar si objektiv të merkatos së janarit. Me sa duket ky objektiv është pikërisht sulmuesi shqiptar, i cili për momentin luan me ekipin e Chievos, Erjon Bogdani.

Mihajlovvic është në kërkim të një sulmuesi potent, cilësi kjo që plotësohet nga shqiptari dhe nga mediat italiane kanë deklaruar se interesi i Catanias për të mund të përfundojë me sukses.

Duke parë që kontrata e Bogdanit përfundon në fund të sezonit lojtari e ka më të lehtë këtë transferim.

Gjithashtu flitet dhe për një marrje të lojtarit në formë huaje për një periudhë 6 mujore, pra atëherë kur skadon dhe kontrata e sulmuesit shqiptar i cili më pas do të jetë i lirë në merkaton e verës.

r.b/NOA

KOMENTE