English

Defekti në ujësjellës lë pa ujë të pijshëm disa zona në Tiranë

Tiranë, 28 dhjetor NOA - Disa zona në Tiranë prej disa ditësh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Sipas drejtorisë së ujësjellësit shkak është bërë një avari në linjën e furnizimit me ujë. Kjo drejtori sqaron se është një defekt në rrjetin e ujësjellësit në Lanabregas dhe në Depon e Qytetit Studenti.

Defekti ka lanë pa ujë të pijshëm Tiranën e Re, Komunën e Parisit, zonën e Kinostudios, Kodrën e Priftit, Saukun dhe zonën e Ali Demit. Megjithatë mësohet se po punohet për të rregulluar defektin pasi një grup specialistësh aktualisht po përpiqen të riparojnë defektin në vendngjarje.

k.k/NOA

KOMENTE