English

Fier, ekzekutimi i emigrantit, arrestohen dy adoleshentët e tjerë

Fier, 28 dhjetor NOA - Policia e Fierit ka arrestuar mëngjesin e sotëm dy adoleshentët e akuzuar për vrasjen e 32-vjeçarit trupi i të cilit u gjet të shtunën në një tunel të ish-repartit të tankeve në fshatin Levan të Fierit.

Sotir Hajdini dhe Romeo Osmani të moshës 17-vjeç janë arrestuar sot në mëngjes, ndërsa i dyshuari si autor i tretë, Miço Osmani, 18-vjeç ishte arrestuar dy ditë më parë. Në pranga ka përfunduar edhe Thanas Abedini pasi akuzohet se ka përkrahur autorët e dyshuar të krimit.

Burime nga policia thanë se tre adoleshentët dyshohet se kanë vrarë 32-vjeçarin Leonard Hazizaj pasi më parë kishin qëllim ta grabisin atë.

Pasi i kanë marrë një shumë para, autorët e kanë qëlluar emigrantin me tetë plumba në kokë dhe janë larguar duke u shpëtuar policisë.

Por policia e sinjalizuar për ngjarjen nga kalimtarë të rastit të cilët konstatuan trupin e pa jetë në një tunel, nisi hetimet duke identifikuar dhe kapur autorët brenda pak ditësh.

k.k/NOA

KOMENTE