Tiranë, 29 dhjetor, NOA - Gjykata e Tiranës me anë të një vendimi të posaçëm ka kundërshtuar kërkesën e biznesmenit Ilir Mata, e cila parashikonte kthimin mbrapsht të Inspektoriatit të Ndërtimit lidhur me rrëzimin e pallatit që ai është duke ngritur pas Hotel "Tirana International" në qendër të kryeqytetit.
Në këtë mënyrë, gjen legjitimitet nisma e ndërmarrë nga ky inspektoriat për rrëzimin e pallatit, akt i cili nisi të kryhej nga punëtorët e këtij organi në fillim të këtij muaji, por që u ndërpre në fakt pas denoncimit në gjykatë nga ana e Matës.
Ilir Mata, i cili rezulton të jetë kunati i deputetit socialist Dashamir Peza, u akuzua publikisht nga kryeministri Berisha se ka marrë në mënyrë të padrejtë prej kryebashkiakut Rama dhjetëra metra katrorë në qendër të Tiranës,
E menjëherë pas këtyre akuzave, u ndërmor edhe aksioni i forcave të Policisë Ndërtimore, bazuar në një vendim të Inspektoriatit të Ndërtimit sipas të cilit pallati 12 katësh që ai ishte duke ndërtuar pas 15-katësh rezultonte të kishte shkelur disa rregulla.
Vetë deputeti Peza e ka cilësuar këtë sulm ndaj kunatit të tij me tendencë politike, e cila ka lidhje të drejtpërdrejtë me pozicionimin ne tij politik.
n.e/NOA
Â