English

Hapen portat e HEC të Ulzës, fshati Tale përmbytet nga uji

Lezhë, 28 dhjetor, NOA - Shtabi i emergjencës në rrethin e Lezhës ka mundësuar hapjen e portave të shkarkimit të hidrocentralit në Shkopet dhe në Ulëz. Shkak për hapjen e portave janë bërë reshjet e shumta dhe për shkak të nivelit të lartë të kaskadës, shtabi ka urdhëruar hapjen e portave.

Ndërkaq, raportojet se në fshatin Tale të Lezhës është rritur niveli i ujit. Argjinatura pranë hidrovorit është thyer dhe në këtë fshat është shkaktuar menjëherë mungesa e enegjisë elektrike.

Menjëherë në Tale kanë mbërritur forcat e emergjencës, punonjës të bordit të kullimit dhe policia. Ndërkohë që rruga e fshatit është bllokuar nga ujërat.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE