English

Incidenti me bombë në avion, SHBA: Terroristi mund të kishte lidhje me Al-Kaedën

Uashington, 29 dhjetor, NOA - Incidenti me natyrë terroriste i cili ndodhi dy ditë më parë në një avion të linjës amerikane, i cili po fluturonte nga Amsterdami në Detroit dyshohet që të ketë lidhje me organizatën e Al-Kaedës.

Një fakt të tillë e pohojnë rezultatet e para të hetimit që është ndërmarrë nga ekspertët amerikanë, të cilët gjithsesi pohojnë se deri tani nuk kanë dalë prova që do ta lidhnin sulmuesin e dyshuar me bombë me një komplot më të gjerë terrorist.

Agjencitë amerikane nga ana e tyre po i vazhdojnë hetimet nëse i dyshuari, Umar Farouk Abdulmutallab, ka pasur lidhje me terroristët e Al-Kaidës në Jemen. I dyshuari i incidentit për tentativë të hedhjes në erë të një avioni, 23-vjeçari nigerian me emrin Umar Faruk Abdul Mudallab aktualisht po kurohet në një spital lokal.

Ai përpoq të hidhte në erë një mjet plasës në bordin e avionit gjatë momentit që ai po ulej drejt pistës së zbritjes gjatë fluturimit 253 të Northuest Airlines, e cila administrohet nga Delta, i cili shkaktoi panik jo vetëm tek pasagjerët, por edhe drejtuesit e avionit.

Autoritetet amerikane e kanë cilësuar këtë incident si një tentativë për akt terrorist, i cili për fat të mirë nuk arriti të lëndonte asnjë person dhe të mos shkaktonte hedhjen në erë të avionit.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE