Tiranë, 28 dhjetor NOA Rajmonda Lajthia/- Optimizmit të zyrtarëve se ekonomia jonë po ecën me ritme të kënaqshme rritjeje ja ka lënë vendin parashikimit pesimit të ekspertëve, sipas të cilëve 6- mujori i dytë do të sillte një tkurrje të aktivitetit ekonomik.
Ky parashikim është konfirmuar nga Instituti i Statistikave, i cili tha se ekonomia në 3 mujorin e 3-të, të vitit është rritur me vetëm 0.4%, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Kjo shifër është dukshëm më e ulët se 6 mujori i parë, kur ekonomia u rrit me 5.3%. Kriza ka dhënë efekt tek sektori i ndërtimit dhe shërbimet të cilët kanë pësuar rënien më të madhe.
Sipas të dhënave nga INSTAT, ndërtimi ra me 9.5% krahasuar me tremujorin e dytë. Ndërsa sektori i shërbimeve ra me 0.2%. Por rënia mund të ishte edhe më e madhe, në rast se degët si post telekomunikacioni nuk do të rriteshin me 20%.
Në se këtij konstatimi të INSTAT do t'i shtonim edhe gjendjen aktuale buxhetore, kur të ardhurat nuk janë mbledhur në nivelin e duhur, për shkak të tkurrjes së aktivitetit ekonomik, atëherë 6 mujori i dytë i këtij viti do të jetë i zymtë për ekonominë.
Në këtë mënyrë duket e pamundur arritja e objektivit të qeverisë për të pasur një rritje të prodhimit të brendshëm bruto prej 4.8%.
r.l/NOA