Tiranë, 28 dhjetor NOA - Një borxh i pa kthyer për pak u ka kushtuar jetën dy vëllezërve të cilët u goditën me kaçavidë nga huadhënësit e tyre.
Ngjarja ndodhi tre ditë më parë në Kodër Kamëz, tek ish "Nish Tulla" Nr1, kur Ermal Ceka, 31-vjeç dhe Shaho Kamberi, 23-vjeç bashkë edhe me një moshatarin e tij kanë shkuar në banesën e një shtetasi me motivacion për një shumë parash të pakthyer.
Në banesë, autorët janë përballur me dy vëllezërit Artan K, 24-vjeç dhe Pëllumb K, 30-vjeç.
Tre autorët kanë ofenduar dhe kanë goditur me kaçavidë dy vëllezërit duke u shkaktuar dëmtime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia e kryeqytetit e sinjalizuar për ngjarje mbërriti menjëherë në vendngjarje për të identifikuar dhe kapur autorët.
Burime nga policia thanë se ditën e djeshme u bë i mundur identifikimi dhe kapje e dy prej tyre të cilët akuzohen për veprën penale të "dhunimit të banesës" dhe "vrasjes me dashje" e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.
k.k/NOA