English

Një 18-vjeçar shqiptar plagos vëllanë në Greqi, pas sherrit të çastit

Athinë, 28 Dhjetor NOA - Një djalë i mitur, emigrant shqiptar, familjarisht në Greqi përfundoi me plagë serioze në spital pasi u qëllua në fyt me mjete të mprehta nga vëllai i tij më i madh, informon korrespondenti i agjencisë NOA. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një shtëpi përdhese të marrë me qera nga familja emigrante shqiptare, në Ialova të rajonit Mesinia, bënë të ditur për agjencinë NOA, burime policore lokale.

Djali 18-vjeçar shqiptar ka marrë një gotë uji, e ka thyer dhe me të ka sulmuar vëllain dy vjet më të vogël duke e therur nga fyti.

Familjarët i thanë policisë se gjithçka erdhi në gjaknxehtësi e sipër, kur 18-vjeçari u grind për motive ende të paqarta me të vëllanë dhe e qëlloi duke i shkaktuar plagë në pjesën e qafës.

Adoleshenti i përgjakur, është dërguar me urgjencë në spital, ku mjekët thanë se gjendja e tij mbetet serioze për shkak të hemorragjisë.

Ndërkohë, policia tha se po kërkon autorin e krimit brenda familjes, pasi ai, fill pas ngjarjes, u zhduk në drejtim të paditur.

n.s/e.r/NOA

KOMENTE