Zyra e Fondacionit "Friedrich Ebert" në Tiranë kërkon të punësojë një shofer(e)/ asistent(e) zyre.
Fondacioni „Friedrich Ebert" është një institucion, i cili angazhohet për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në Shqipëri aplikon programe të formimit dhe këshillimit politiko-shoqëror. Zyra e fondacionit „Friedrich Ebert" në Tiranë është aktive që prej vitit 1991.
Detyrat ditore e shoferit(es) / asistent(es) përfshijnë të gjitha punët e zyrës, përfshirë edhe shpërndarjen e postës dhe shërbimet me makinë.
2. Kërkohet një person me këto kritere:
të ketë njohuri të mira të gjuhës gjermane ose angleze
të ketë praktikë të gjatë në drejtimin e automjetit.
të jetë i gatshëm për të punuar në grup dhe për tu angazhuar
të ketë njohuri kompjuteri
Ju lutem dërgoni aplikimi tuaj ( CV, referenca dhe fotografi) deri më datën 11 Janar 2010 në kutinë postare 1418.