English

Përmbytjet e HEC-it të Ulzës, mblidhet shtabi i emergjencës

Lezhë, 28 dhjetor, NOA - Përmbytjet e shkaktuara nga tejmbushja me ujë e kaskadës së hidrocentralit të Ulzës kanë shkaktuar shqetësim tek autoritetet lokale të rrethit të Lezhës. Për një arsye të tillë, ato kanë mbledhur paraditen e sotme në një takim të posaçëm shtabin e emergjencave civile për të diskutuar konkretisht mbi masat që duhen marrë në zonën që dëmtohet rëndë nga përmbytjet në situatën e krijuar.

Bëhet me dijeni se ekspertët kanë marrë në shqyrtim edhe koordinimin e veprimeve për shmangien e çdo situate emergjente që mund të krijohet nga reshjet e shumta të ditëve të fundit, pasi dihet se rrethi i Lezhës është i prirur që të preket nga përnbytjet në shumë zona të ulëra të tij.

Sipas urdhrit të dalë edhe posaçërisht nga Kryeministria ditën e djeshme për shkak të reshjeve, konkretisht, në qarqet Shkodër dhe Lezhë, shtabet e emergjencës funksionojnë në mënyrë permanente duke ndjekur situatën orë pas ore dhe duke verifikuar informacionin nga të gjitha hallkat e kontrollit.

Nëpërmjet shtabeve të emergjencës janë njoftuar drejtuesit vendorë të të gjitha niveleve si dhe komuniteti i zonave që mund të rrezikohet nga prurjet e mëdha ujore për gatishmërinë e duhur dhe shmangien e çdo rreziku të mundshëm. n.e/NOA

Â

KOMENTE