Angli, 28 Dhjetor NOA - Janë mbyllur sot disa nga ndeshjet e kësaj jave të kampionatit Anglez të Premier League pasi dihet që ky kampionat nuk ka periudhë pauze gjatë festave të fundvitit.
Çelsi ka qenë përsëri duke bërë një hap fals por arriti ta shmangte këtë gjë duke e kthyer rezultatin në favor të saj.
Fulham shënoi e para duke kaluar në avantazh që në minutën e 4 me anë të Gera, por për ekipin e Ançelotit ka menduar si gjithmonë Didier Drogba, goli i të cilit erdhi në minutën e 75.
Më pas rezultati u kthye në favor të Çelsit pas një autogoli të shënuar nga Smalling dhe kështu ata fituan me rezultatin 2 me 1 përballë Fulham.
Një tjetër fitore e rëndësishme ditën e sotme ishte ajo e Tottenham kundrejt West Ham të teknikut italian, Zola ku vendasit fituan bindshëm me rezultatin 2 me 0 me golat e shënuar nga Modriç dhe Defoe.
Për sa i përket ndeshjeve të tjera ato përfunduan me rezultatet e mëposhtme:
Blackburn-Sunderland 2-2
Everton-Burnley 2-0
Stoke C.-Birmingham 0-1
r.b/NOA