English

Reshjet, përmbytje në Lezhë, evakuohen banorët

Lezhë, 28 dhjetor NOA - Reshjet e shumta që anë shoqëruar vendit gjatë ditëve të fundit detyruan qeverinë të vendosë të hapë portat e hidrocentralit të Ulëz dhe të Shkopetit për shkarkimin e tyre por ato kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në fshatin Tale të Lezhës.

Banorët e zonës janë evokuar pasi prurjet e tepërta të ujit kanë rritur nivelin e tij deri në mbi 1 metër në disa zona.

Uji ka hyrë në banesat e banorëve të fshatit ndërsa ata i frikësohen gërryerjes së madhe që po shkaktohet në derdhje të lumit Mat.

Prurjet e shumta të ujërave kanë dëmtuar shtyllat elektrike të cilat furnizonin me energji hidrovorin. Aktualisht hidrovori është jashtë funksioni ndërsa janë shembur dhe muret rrethues të tij, në zonën e plazhit të Tales. Gjithashtu prurjet e ujit kanë përmbytur tokat e banorëve të zonës.

k.k/NOA

KOMENTE