English

Reshjet, Prifti: Situata e rrezikut nuk ka kaluar

Tiranë, 28 dhjetor NOA - Pavarësisht pakësimit të reshjeve, ende nuk mund të thuhet se situata e rrezikut nga prurjet e mëdha në liqene nuk është tejkaluar.

Deklarata është bërë nga ministri i energjetikës Dritan Prifti, i cili thotë se gjendja mbetet e rënduar por nën kontroll. Shkodra është zona më e rrezikuar nga përmbytjet.

"Situata është e vështirë, edhe pse kemi hapur portat nga dita e djeshme dhe ka një përmirësim të lehtë, sërish nuk mund të themi se e kemi tejkaluar të keqen, pasi ditët në vazhdim parashikohen me reshje të rënduara"- tha Prifti.

Sipas tij, zona më e rrezikuar mbetet Shkodra, por janë marrë masa për të evakuuar banorët në rast se do të jetë e nevojshme.

Sipas ministrit për të shmangur çdo situatë katastrofe janë hapur portat në hidrocentrale për të shkarkuar ujin.

Aktualisht është ulur niveli i importit të energjisë elektrike, për të prodhuar sa më shumë nga hidrocentralet në vend.

Niveli i ujit në Hec-et kryesore, Koman, Vau i Dejës, Fierzë ka arritur pranë kufirit maksimal.

r.l/NOA

KOMENTE