English

Studimi: Personat që mendojnë për të ardhmen, ruajnë shëndetin

Kansas, 28 dhjetor, NOA - Personat të cilët mendojnë shumë për të ardhmen dhe sakrifikojnë për ndërtimin e saj, janë më të predispozuar për të ruajtur shëndetin e tyre sesa të tjerët që jetojnë si t'u vijë veç pët të sotmen. Një fakt të tillë e pohon një studim i realizuar nga ekspertët e Kansas State University, sipas të cilëve ka një lidhje mes psiqikës sonë dhe mirëqenies shëndetësore të mirë dhe më vonë në jetë.

Ai fakton sesi të gjithë ata që nuk kërkojnë kënaqësi të menjëhershme, por dëshirojmë të sigurohen për një jetë më të qetë të nesërmen, jetojnë më shëndetshëm duke shmangur pirjen e duhanit, alkoolit dhe veseve të dëmshme të jetesës në përgjithësi. Studimi, i koordinuar nga James Daugherty dhe dr. Gary Brase të universitetit të Kansasit tregon sesi të gjitha subjektet të cilët treguan një mendje të orientuar për të ardhmen ishin gjithashtu më të prirur për sjellje të shëndetshme.

"Ky studim përbën një potencial të madh për të ndihmuar njerëzit të bëjnë vendime më të mira në shëndetin", konkludoi Dr Bra lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE