Durrës, 28 dhjetor, NOA - Në qytetin e Durrësit është shënuar një incident ndaj zyrës së një partie politike. Bëhet fjalë për selinë e Partisë Socialiste, ku sipas të dhënave të policisë ka rezultuar thyerja e derës së saj të jashtme, por nuk dihet nëse është kryer vjedhja e ndonjë materiali brenda saj.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë për hetime dhe policia është vënë në kërkim të autorëve.
Ky është incidenti i radhës ndaj një zyre politike, krahas atyre që u konstatuan gjatë muajve të verës në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit.
n.e/NOA
Â
Â
Â