English

Tiranë, denoncon pengmarrësit: Më kërkuan 500 euro në këmbim të jetës

Tiranë, 28 dhjetor NOA - Dy persona janë arrestuar dje nga policia e kryeqytetit pasi akuzohen se kanë marrë peng një person.

Burime nga policia e Tiranës thanë se ka qenë një person i ciki ka deklaruar se katër ditë më parë në Rrugën Budi pranë Drejtorisë së Hogjenës është marrë forcërisht nga dy personat Envi Pelinku, 22-vjeç dhe Pjerin Prenga, 40-vjeç.

Sipas denoncuesit, dy personat e kanë qëlluar atë me grushte e sende të forta, ku i kanë marrë sendet personale dhe i kanë kërkuar një shumë prej 500 euro, në këmbim të jetës së tij. Fill pas denoncimit të policia nisi hetimet për të kapur autorët e dyshuar.

Në vendin e ngjarjes u kryen veprimet hetimore e proçeduriale, ndërkohë që materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprat penale të "Heqje së paligjshme e lirisë", "Vjedhje me dhunë", "Shtrëngimit me anë të dhunës e kanosjes për dhënie pasurie" dhe "dëmtime të tjera me dashje".

k.k/NOA

KOMENTE