Zagreb, 28 dhjetor, NOA - Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Kroaci i cili u zhvillua dje është fituar sipas të dhënave paraprake nga kandidati i partisë Social Demokratike, Ivo Josipoviç i cili mësohet se ka marrë shumicën e votive.
Ndërkaq, në raundin e dytë të zgjedhjeve i caktuar që të mbahet më datën 10 janar ai do të ndeshet me kandidatin e pavarur, Milan Bandiç.
Rezultatet zyrtare nga komisioni shtetëror elektoral i Kroacisë që u publikuan së fundmi tregojnë se Josipoviç, profesor i drejtësisë dhe i muzikës mori 32,4 % të votave, ndërsa Bandiç mori 14,8 % të votave, ku edhe ky i fundit i përket shpurës së socialdemokratëve në Kroaci.Balotazhi do të zhvillohet meqë fituesi kryesor nuk arriti të marrë më shumë se 50 % të votave, edhe pse bindshëm i larguar nga ai që e pason në garë sipas përqindjeve.
Nga ana tjetër, kandidati i partisë konservatore në pushtet doli i treti me vetëm 12 % të votave, gjë që pasqyron pakënaqësinë e votuesve me problemet ekonomike dhe nivelin e lartë të korrupsionit, për të cilat Kroacia ka marrë kritika edhe nga ndërkombëtarët.
Dy kandidatët që do të kalojnë në balotazh kanë premtuar se do të mbështesin kandidaturën e Kroacisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një proces i cili shpresohet të përfundojë në vitin 2012.
n.e/NOA