English

Ceremonia, qeveria gjermane i dhuron policisë pajisje logjistike

Tiranë, 29 dhjetor NOA - Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është zhvilluar sot, ceremonia e dhurimit të disa pajisjeve logjistike, si automjeteve, mjeteve të kontrollit antikontrabandë, pajisjeve kompjuterike dhe programeve për analizën e informacionit kriminal, lexues pasaportash biometrike, pajisje për policinë shkencore për krimin elektronik, pajisjen dhe vënien në funksionim të sallës së trajnimit për Policinë Kufitare në Vlorë, etj.

Dhurimi i këtyre pajisjeve bëhet në kuadër të mbylljes së fazës së dytë të Projektit "Mbi forcimin e kontrollit kufitar dhe drejtësisë penale në luftë kundër trafiqeve ilegale dhe krimit te organizuar në Shqipëri". Gjatë fjalës përshëndetëse në këtë ceremoni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka shprehur në emër të Policisë së Shtetit vlerësimet dhe konsideratat më të larta për bashkëpunimin disavjeçar me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për drogat dhe krimin në kuadër të projektit "Mbi forcimin e kontrollit kufitar dhe të drejtësisë penale në luftë kundër trafiqeve ilegale dhe krimit të organizuar në Shqipëri".

Nga ana tjetër, Burgaj ka falënderuar gjithashtu Qeverinë Gjermane për mbështetjen e dhe kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë për policinë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë për realizmin e fazës së dytë të këtij projekti të rëndësishëm, me një financim prej 632.000 dollarësh.

Vlerësime për këtë bashkëpunim janë dhënë edhe nga Ambasadori Gjerman, Bernd Borchardt, i cili theksoi kontributin e këtij projekti në forcimin e kapaciteteve të strukturave vendore të policisë shqiptare në luftën kundër drogës dhe trafiqeve të paligjshme.

Sipas, Borchardt, ky projekt është tepër i rëndësishëm edhe për faktin se është domethënës për Shqipërinë në procesin e liberalizimit të vizave në vitin e ardhshëm. "Bashkëpunimi në kuadër të këtij projekti dhe suksesi i tij gjeti jehonë edhe gjatë vizitës së delegacionit të misionit të BE-së, i cili konstatoi procedurat e verifikimit të dokumentacionit", theksoi ambasadori Gjerman. Gjithashtu z. Borchardt garantoi mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë gjermane në këto sektorë.

Ky projekt u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet doganave dhe policisë në luftën kundër krimit ndërkufitar, kryesisht në Pikat e Kontroll Kalimit Kufitar dhe doganor te Kakavijë, Tre Urat, Qafë Botë, Porti i Sarandës, Porti i Vlorës, Shëngjin, Hani i Hotit dhe Muriqan. Gjithashtu asistenca është përqendruar edhe në forcimin e kapaciteteve të zyrave të Anti drogës dhe Anti Trafikut të Drejtorive të Policive të Qarqeve nën varësinë e të cilave janë këto zyra. Projekti ofroi pajisje për përdorim të përbashkët mes policisë kufitare dhe doganave, trajnim, vizita studimore dhe misione ekspertësh. k.k/NOA

Â

KOMENTE