Tiranë, 29 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha organizoi sot në mesditë, në Vilën 31, një pritje për ministrat, zëvendësministrat dhe anëtarët e kabinetit, të shoqëruar nga bashkëshortët, me rastin e festës së Vitit të Ri 2010.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Berisha i falënderoi të gjithë të pranishmit për bashkëpunimin dhe përkushtimin që dëshmuan gjatë vitit 2009-të në realizimin e reformave të rëndësishme për vendin, si dhe në arritjet historike që shënoi Shqipëria në planin kombëtar dhe ndërkombëtar, veçanërisht në dy projektet sipas tij më madhore të saj, integrimi në NATO dhe procesi për integrimin në Bashkimin Evropian, si dhe liberalizimi i vizave.
Kryeministri Berisha falënderoi në mënyrë të veçantë familjet e ministrave, zëvendësministrave dhe anëtarëve të kabinetit, për mbështetjen që u kanë dhënë bashkëshortëve të tyre gjatë këtij viti të ngarkuar, me shumë aktivitete dhe ngjarje të rëndësishme, duke qenë kështu një mbështetje shumë e madhe në punën e tyre.
Â