Teheran, 29 dhjetor, NOA - Një debat të vërtetë ka ngjallur në Iran ditët e fundit çështja e mosdorëzimit prej zyrtarëve të trupave të demonstruesve të vrarë gjatë protestave të fundit.
Bëhet me dije se autoritetet iraniane tani për tani nuk pranojnë të dorëzojnë për varrim kufomat e pesë demonstruesve të opozitës, pasi sipas tyre më parë duhet të kryhet autopsia e tyre.
Bëhet fjalë edhe për kufomën e një nipi të liderit të opozitës Mir Hosein Musavi, i cili gjithashtu u vra nga forcat policore gjatë protestës së fundit, e cila u zhvillua në ditën e Hashures në Iran.
Ndërkaq, sipas opozitës përmes autopsisë autoritetet duan të evitojnë që ceremonia e varrimit të viktimave të kthehet në tubim të ri të opozitës.
Ai më i fundit u zhvillua para pak ditësh ku si pasojë e përleshjeve të ashpra u vranë të paktën tetë vetë.
n.e/NOA
Â
Â