Elbasan, 29 dhjetor, NOA - Të gjendur me një armë zjarri automatik pa leje dhe një krehër pa fishekë, dy persona janë kapur në flagrancë nga forcat e policisë.
Lajmi konfirmohet nga burimet e policisë së Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave dy të arrestuarit janë 26-vjeçarët Krenar Musaj dhe Ilir Bajrami, të lindur dhe banues në komunën Kajan të Elbasanit.
Arrestimi i tyre u bë pasi këta dy persona janë kapur në flagrancë në fshatin Turbull nga forcat e policisë së Elbasanit me një armë zjarri automatiku dhe me një krehër pa fishekë të cilën e kishin pa leje.
Më tej, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automatikun, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe të municionit pa lejen e organeve kompetente" dhe "Moskallëzimi i krimit", të cilat parashikohen nga nenet 278 e 300 të Kodit Penal.
n.e/NOA