Kinë, 29 dhjetor NOA - Ekzekutohet në Kinë një shtetas britanik i shpallur fajtor për kontrabandë droge.
Qeveria britanike ka dënuar dënimin me vdekje të 53-vjeçarit Akmal Shaikh. Â Para ekzekutimit, Kina nuk përfilli kërkesat e qeverisë britanike dhe të familjarëve të akuzuarit, të cilët kishin thënë se personi kishte probleme psikike dhe ishte mashtruar nga të tjerë. Shaikh është shtetasi i parë i një vendi evropian që ekzekutohet nga Kina në pothuajse gjysmë shekulli.
Britaniku u shpall fajtor vitin e kaluar pasi tentoi të fuste në Kinë 4 kilogram drogë. Dënimi me vdekje u zbatua menjëherë pasi Gjykata Supreme e Kinës vendosi që ekzekutimi të vihej në jetë sipas planit, megjithë thirrjet për mëshirë nga Britania.