English

Kryeministri Berisha uron besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Ashures

Tiranë, 29 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha vizitoi sot në mesditë Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore në Tiranë, me rastin e Ditës së Ashures.

Berisha i përcolli Kryetarit të Kryegjyshatës Baba Dede Reshat Bardhi dhe të gjithë besimtarëve bektashinj urimet më përzemërta për këtë ditë të shenjtë, si dhe i uroi atyre festat e fundvitit.

"Të gjithë bektashinjve shqiptarë i uroj nga zemra gëzuar këtë ditë të madhnueshme, ditë të bekuar, Ditën e Ashures. Kjo është një ditë për të shprehur nderimin më të madh për veprën e ndritur të bektashinjve në historinë tonë kombëtare, për ndihmesën e tyre të madhe në tolerancën fetare, por edhe atdhetarinë që ka karakterizuar në të gjitha kohërat bektashizmin shqiptar.

I shpreh respektin tim më të madh Baba Dede Reshat Bardhit për punën e tij të çmuar dhe përkushtimin e madh në rindërtimin e vlerave bektashiane në Shqipëri.

Dëshiroj t'a mbyll me urimin më të përzemërt për të gjithë bektashinjtë shqiptarë për vitin 2010-të, i uroj një vit me gëzime, mbarësi, suksese dhe çdo të mira për t'a" tha në urimin e tij kryeministri.

k.k/NOA

KOMENTE