Nga Rajmonda LajthiaÂ
Tiranë, 29 dhjetor NOA - Një pjesë e banorëve në zonat e Lezhës, Shkodrës e Matit duket se vitin e ri do ta kalojnë në ankthin e përmbytjeve, pasi situata e reshjeve edhe pse duket e përmirësuar, sërish përbën rrezik.
Qeveria ka ngritur një grup pune që do të jetë në gatishmëri për të evokuar banorët në rast nevoje.
Sipas ministrit Dritan Prifti, parashikimet janë që reshjet do të vijojnë dhe ky fakt e bën edhe më problematike gjendjen, pasi niveli i ujit në Fierzë, ka arritur në kuotën e 291 metrave, nivel ky jo i zakontë për këtë periudhë.
Gjatë një konference për shtyp, ministri u shpreh se vijojnë shkarkimet nga Vau i Dejës, me qëllim që t'i paraprihet një situate të re të reshjeve, që pritet të nisë.
Sipas tij janë piketuar shkollat, kopshtet për të evokuar banorët në se do të jetë e nevojshme.
Aktualisht prodhimi vendas i energjisë elektrike ka arritur në maksimumin që mund të mbajë rrjeti. Prodhohet 24-25 milion kë/h në ditë, ndërkohë që eksportohet 4 milion kë/h. KESH ka hapur tender për të shitur energji dhe sipas Priftit në janar eksporti do të arrijë në 6 milion kë/h në ditë. Â
I gjithë vendi u përfshi nga reshje të dendura ditët e fundit, të cilat rriten ndjeshëm nivelin e liqeneve në hidrocentrale, çka detyroi ministrinë të hapë portat e HEC-eve për të shmangur çdo katastrofës të mundshme.Â
r.l/NOAÂ
Â