English

Mesiç: Vizita ime në Kosovë, aspak provokuese

Zagreb, 29 dhjetor, NOA - Vizita e presidentit kroat, Stipe Mesiç në Kosovë nuk përbën në fakt asnjë lloj provokimi, por është në fakt një vizitë në kuadër të së cilës do të takohet me presidentin e shtetit të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe presidentë të tjerë të rajonit, ndërsa do të vizitojë edhe trupat kroate të stacionuara në Kosovë.

Kështu e ka komentuar vizitën e tij të afërt në Kosovë presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç gjatë një interviste, në një kohë kur Sejdiu ia ka mohuar vizitën në Kosovë presidentit serb, Boris Tadiç.

Ndërkaq, Mesiç ka vlerësuar se politika në Serbi është e ngarkuar me mitin e Kosovës, dhe se pas shpërbërjes së ish-federatës jugosllave është dashur të përcaktohet statusi i ri i Kosovës. Lidhur me këtë koncept, duke pohuar se Millosheviç në Kosovë ka zbatuar një politikë gjenocidi, Mesiç ka thënë se pas rrëzimit të tij nga pushteti janë zhvilluar negociatat për statusin e Kosovës, mirëpo Serbia sipas tij nuk kishte pasur kapacitete për të vendosur pushtetin e saj, e as për t'i vazhduar bisedimet. Në fund, presidenti në largim i Kroacisë ka bërë me dije se vendi i tij do t'i ndihmojë të gjithë fqinjët e saj që të orientohen në drejtim të hapjes së kufijve të Bashkimit Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE