Gramsh, 29 dhjetor, NOA - Forcat e policisë së Gramshit kanë ndaluar 19-vjeçarin  Redjon Sinani, lindur e banues në këtë qytet pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një motori. Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Gramshit, sipas të cilave vjedhja e dyshuar është bërë ndaj një motori tip Dayang pa targa, i cili figuron të jetë në pronësi të 15-vjeçarit me inicialet R.Ll, edhe ky lindur e banues në qytetin e Gramshit.
Nga ana e policisë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale motori pa targa, teksa po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet e mëtejshme iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale të ‘Vjedhjes", e cila parshikohet nga neni 134 i Kodit Penal.
n.e/NOA
Â
Â
Â