English

Patos, familjet në nevojë edhe sot në bashki, kërkojnë ndihmën ekonomike

Patos, 29 dhjetor NOA - Mos shpërndarja e ndihmës ekonomike, ka detyruar rreth 60 persona të vërshojnë edhe paraditen e sotme në bashkinë e Patosit.

Familjet në nevojë shprehen irritimin e tyre një ditë më parë duke "sulmuar" bashkinë e këtij qytetit.

Ata hynë në sallën e mbledhjes së kësaj bashkie në pritje të konfirmimit për të marrë ndihmën ekonomike.

Zyrtarët e bashkisë thanë se fondi ende nuk është akorduar nga qeveria.

Por kjo deklaratë nuk ka bindur familjet në nevojë të cilët kanë shkuar edhe sot në bashki duke qëndruar atje për orë të tëra.

k.k/NOA

KOMENTE