English

Plagosja, një person qëllon me pistoletë në këmbë një tjetër

Durrës, 29 dhjetor, NOA - Një person është plagosur me një plumb në këmbë duke u qëlluar me armë zjarri. Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur tek rruga automobilistike Spitallë-Shënavlash, përballë një lokali.

Sipas të dhënave, i lënduari mësohet se është 19-vjeçari me F.F., lindur në Skrapar dhe banues në Durrës, i cili pas goditjes së marrë aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, grupi hetimor ka kryer veprimet e para dhe si rezultat i saj u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tij.

Po nga hetimet paraprake, rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Materialet e mëtejshme iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Durrësit

për veprën penale të "Vrasje me dashje mbetur në tentativë dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake".

n.e/NOA

KOMENTE