Tiranë, 29 dhjetor NOA - Për të tretën ditë radhazi Policia e Tiranës ka bërë të ditur se do të marrë masa ekstreme ndaj personave që drejtojnë automjetet në gjendje të dehur.
Aksidenti që ndodhi në orët e para të ditës së diel në qendër të Tiranës ku humbën jetën tre të rinj dhe u plagosën 4 të tjera detyroi policisë e kryeqytetit të vendosë ndryshe për shoferët që konsumojnë alkool.
Sot ka qenë kreu i qarkullimit rrugor për Tiranen, Artan Osmani i cili ka paralajmëruar drejtuesit e automjeteve se, nëse drejtojnë makinën në gjendje të dehur, do të përfundojnë në burg.
Kështu veç masave standarde si heqja e lejes së drejtimit, tashmë për të dehurit nuk do të ketë "mëshirë" nga policia e cila deklaroi se veçse bën detyrën e saj po mbron dhe jetën e qytetarëve duke vendosur masa të rrepta.
Ndërkohë që shefi i qarkullimit rrugor për Tiranën, një vëmendje të veçantë u kushtoi emigrantëve të cilët vijnë për festa dhe duhet të jetë në përqendruar së tepërmi në sinjalistikën e re për ta në Shqipëri.
k.k/NOA