Gramsh, 29 dhjetor NOA - Reshjet e shumta që kanë shoqëruar ditët e fundit kanë shkaktuar dhe shembjen e një ure në rrethinat e qytetit të Gramshit duke izoluar tre fshatra.
Ura është shembur gjatë natës dhe për pasojë ka penguar kalimin e automjeteve duke bërë që banorët e zona përreth të izolohen.
Ura lidhte fshatrat Kukur, Gribë dhe Rovje si dhe qytetin e Gramshit me Pogradecin.
Mësohet se automjetet afrojnë banorët deri afër urës më pas ata e përshkojnë me këmbë urën e shkatërruar dhe më pas transportohen me automjete të tjera që presin në anën tjetër.
k.k/NOA