English

Ekspertët amerikanë: SHBA, të pambrojtura nga sulmet terroriste, i pret një luftë e gjatë

Uashington, 30 dhjetor, NOA - Amerikanët duhet të jenë gati për një luftë të gjatë kundër Al-Kaedës dhe në përgjithësi, sulmeve terroriste kundër tyre.

Një fakt të tillë e pohojnë me bindje autoritete të larta amerikane, bindja e të cilëve është përforcuar më së shumti pas sulmit të dështuar me bombë që ndodhi ditën e Krishtlindjeve në një aeroplan amerikan kur ai po ulej në Detroit.

Vetë presidenti Obama ka pranuar publikisht se incidenti u shkaktua si pasojë e një dështimi të "papranueshëm" në sistemin e sigurisë. "Tashmë është e qartë se ekziston një kombinim i faktorit njeri dhe dështimit të sistemit që ka kontribuar në këtë thyerje të sigurisë me potencial katastrofik. Ne duhet të mësojmë nga ky episod dhe të veprojmë me shpejtësi për të rregulluar këtë mangësi në sistemin tonë sepse siguria dhe jeta e njerezve është në rrezik", mësohet të jetë shprehur ai lidhur me një fakt të tillë. Ndërkaq, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve nga Miçigani Pit Hokstra pohon se populli amerikan duhet ta kuptojë se ky kërcënim është i vërtetë dhe vazhdon të ekzistojë.Â

"Ky kërcënim ka ekzistuar mes nesh për pothuaj 20 vjet dhe ne duhet të jemi në ofensivë. Ne duhet të shikojmë përpara. Duhet të vëmë në përdorim teknologjinë më të re", mësohet të jetë shprehur ai.

Ekspertët e terrorizmit thonë se megjithëse sulmi dështoi, aftësia e nigerianit 23-vjeçar Abdulmutallab për të sjellë në bordin e aeroplanit materiale eksplozive vë në pikëpyetje procedurat e sigurisë. Në fund, ekspertët e anti-terrorizmit thonë se incidenti në aeroplanin amerikan shërben si një shenjë e fortë se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në një luftë afatgjatë me terroristët të cilët janë të vendosur të sulmojnë.Â

n.e/NOA

KOMENTE