Tiranë, 30 dhjetor NOA - Ekstradohet nga Italia një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Gjergj Biba, 42- vjeç, nga Lezha është ekstraduar sot nga Roma e Italisë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, më datë 1 nëntor të vitit 1993 e ka dënuar atë me 13 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të "Vrasjes në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje".
Biba ishte larguar nga burgu në vitin 1997 dhe koha e mbetur e vuajtjes së dënimit është 7 vjet, 5 muaj dhe 8 ditë.
Krimi, për të cilin i ekstraduari Gjergj Biba është deklaruar fajtor, ka ndodhur më datë 25 shkurt të vitit 1993, kur pas një konflikti për pronësinë e tokës ka vrarë me ftohtë shtetasin Gjergj Nika.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, më datë 4 mars të vitit 2009 u bë i mundur arrestimi i të kërkuarit.
k.k/NOA
Â